HomeAktualitetDebat

“Solidariteti mes gazetarëve është marë peng nga ata që i kontrollojnë”

“Solidariteti mes gazetarëve është marë peng nga ata që i kontrollojnë”

Presidenti Ilir Meta ndërmori ditën e sotme një sulm ndaj gazetës “TemA” pas denoncimit që kjo e fundit bëri lidhur me skemën skandaloze që kishte ngritur kreu i shtetit lidhur me dhënien e pasaportës shqiptare për shtetasit e huaj.

Për gazetarin Alfred Peza, ky është një sulm i turpshëm duke komentuar edhe mungesën e reagimeve nga kolegë gazetarë.

“I turpshëm sulmi i Presidentit të Republikës, ndaj një media dhe gazetarëve.

Kjo është prova më ulëritëse e raporteve reale mes predikuesve të fjalës së lirë dhe shtypësve të saj të vërtetë.

Solidariteti mes gazetarëve është marë peng nga ata që i kontrollojnë, ndaj nuk durojnë dot më asnjë zë kritik dhe media kundër tyre.

Kurioz sesi do të ishte reagimi, nëse gjerat do të zhvilloheshin, nga krahu i kundërt. ”, shkruan Peza.(TemA)