HomeAktualitetDebat

“Sollën në Berat djem të prodhuar në Jalë”! Shpërthen Nasip Naço dhe tregon për herë të parë si nisën përplasjet e tij me Metën e Kryemadhin dhe arsyen përse LSI e largoi nga Durrësi

“Sollën në Berat djem të prodhuar në Jalë”! Shpërthen Nasip Naço dhe tregon për herë të parë si nisën përplasjet e tij me Metën e Kryemadhin dhe arsyen përse LSI e largoi nga Durrësi

Kandidati për deputet i PS-së, Nasip Naço o ftuar në emisionin “Arnautistan” ka treguar për herë të parë arsyen se përse LSI e largoi nga qarku i Durrësit dhe e ktheu në atë të Beratit. Ai tregoi se arsyeja ishte se LSI synonte 5 mandate në Durrës.

Naço sqaroi se u kishte thënë se mund të shkonin deri në 2 mandate, por kjo shifër nuk ishte pranuar. Lidhur me shkëputjen e tij nga LSI Naço tha se “në titra pashë që kishin ardhur 2 të rinj në Berat sepse ne ishim të vjetër e të lodhur dhe do vinin djem të prodhuar në Jalë”.

Dalin shifrat, eksperti zbulon sa para shpenzuan gjatë fushatë PS dhe PD
Nxehet gara/ Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi thyejnë herësin, këta janë 2 kandidatët e PS që spostohen dhe humbasin mandatin e deputetit (EMRAT)

Ja 20 kandidatët më të votuar në vend, nga Balla, Çuçi e Rama, te Peleshi Klosi e Braçe, Basha numër më të ulët votash, Berisha e Kryemadhi në pikiatë

“Gati nga gushti i muajit të kaluar i kemi shkëputur marrëdhëniet sepse lidershipi i LSI mendoi të riorganizoj strukturat në Durrës. Kam punuar 8 muaj për të marrë votën ditën e votimit, më është kërkuar të rikthehesha sërish në Berat sepse më kërkuan 5 mandate në Durrës në këto zgjedhje. Unë u thash që mund të shkonim deri në 2. Nuk mund ta ëndërroja të merrja 5. Mu kërkua të rikthehesha, pranova, riktheva strukturat dhe në titra pash që kishin ardhur 2 të rinj në Berat sepse ne ishim të vjetër e të lodhur dhe do vinin djem të prodhuar në Jalë dhe ishte zgjedhje e tyre dhe ky është rezultati”, tha Naço.