HomeAktualitetKryesore

Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE: BE gati për të ofruar ndihmë humanitare për Shqipërinë

Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE: BE gati për të ofruar ndihmë humanitare për Shqipërinë

Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve.

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka publikuar mëngjesin e sotëm rezultatet e mbledhjes Këshillit Europian të zhvilluar një ditë më parë.

Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019:

“Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në dritën e tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve “, shprehet ai në një postim në Twitter.