HomeAktualitetKryesore

Sot 5 orë debat në Kuvend për presidentin: A do të shkarkohet Meta?!

Sot 5 orë debat në Kuvend për presidentin: A do të shkarkohet Meta?!

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Ashtu sikurse është bërë me dije sot do të zhvillohet debati i gjerë për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Në rendin e ditës së publikuar në faqen e Kuvendit thuhet se mocion-debati është kërkuar nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërkohë dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve u vendos 5 orë debat për dekretin e presidentit si dhe është bërë publike projekt-rezoluta e hartuar nga PS.

Kujtojmë se menjëherë pas zyrtarizimit të dekretit të Metës, PS ka kërkuar shkarkimin e presidentit. Edhe ditën e djeshme nga Divjaka, kryeministri Edi Rama deklaroi se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e Presidencës.