HomeAktualitet

Sot 7 marsi, dita e mësuesit! Mesazhe falenderimi dhe lule nga nxënësit

Sot 7 marsi, dita e mësuesit! Mesazhe falenderimi dhe lule nga nxënësit

Sot, mësuesit në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 marsin.

Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

Në këtë ditë, nxënësit përcjellin mesazhe falenderimi, por dhe kartolina, lule apo dhe dhurata për mësuesit.

‘Dita e mësuesit’ pëkujton hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.