HomeMetro

Sot Dita e të Dashuruarve, si lindi kjo festë dhe kush ishte Shën Valentini?

Sot Dita e të Dashuruarve, si lindi kjo festë dhe kush ishte Shën Valentini?

Shën Valentini ose siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve festohet çdo vit në 14 shkurt. Kjo ditë shihet si e veçantë nga çiftet, të cilat shkëmbejnë urime dhe dhurata

Si lindi historia e kësaj dite?

Kjo ditë e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm. Ekzistojnë disa histori të ndryshme se kush ishte ai.

Besimi popullor rreth Shën Valentinit është se ai ishte një prift nga Roma në shekullin e tretë pas Krishtit.

Perandori Klaudi II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se burrat e martuar ishin ushtarë të këqij. Shën Valentini mendonte se kjo ishte e padrejtë, kështu që ai theu rregullat dhe organizoi martesat në fshehtësi.

Kur Klaudi e zbuloi, Shën Valentini u fut në burg dhe u dënua me vdekje. Atje, ai ra në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur u mor për të vrarë më 14 shkurt, ai i dërgoi asaj një letër dashurie në të cilën thuhej “nga Valentini yt”.