HomeAktualitetDebat

Spaho k.ërcënon gjyqtarët: Po ju mbajmë emrat shënim, kur të vij në pushtet PD do t’iu nxjerrim para drejtësisë

Spaho k.ërcënon gjyqtarët: Po ju mbajmë emrat shënim, kur të vij në pushtet PD do t’iu nxjerrim para drejtësisë

“Po ju mbajmë emrat shënim, në pushtetin e ardhshëm kur të vij PD do bëjmë drejtësi”, u shpreh Edmond Spaho, ish-kreu i grupit parlamentar të PD, i cili i shpalli të a.rrestuarit e protestës, se po bëjnë burg politik.

Ndërkohë gjykata vendosi a.rrest me burg për 20 nga të ndaluarit e protestës së 11 Majit, ndërsa për 19 të tjerë detyrim paraqitje, 11 nën masën arrest shtëpie.

Ish-deputetët e PD, përpara gjykatës deklaruan se kur të vijnë ata në pushtet do bëjnë drejtësi, madje deri më tani kanë marrë emrat shënim për gjithë shkelësit e ligjit.

Të tilla thirrje janë të papranueshme, një kanosje e pastër ndaj trupës gjykuese, që edhe në qoftë fajtore, faji i tyre vishet nga një tjetër shkelje më e rëndë e ligjit, kanosja, shantazh publik, i dënueshëm për çdo qytetarë e jo më për një grup ish-pushtash, që kodin penal e ka bërë copash si brekët e Lemes./Ekskluzive.al