HomeAktualitetDebat

SPAK bashkëpunëtorë për talljen me 21 janarin vazhdon gallatën bashkë me GJKKO edhe me viktimat e Gërdecit: Mediu me avokatët nuk paraqiten në gjyq! Janë të zënë me tjetër “axhendë”!

SPAK bashkëpunëtorë për talljen me 21 janarin vazhdon gallatën bashkë me GJKKO  edhe me viktimat e  Gërdecit: Mediu me avokatët nuk paraqiten në gjyq! Janë të zënë me tjetër “axhendë”!

jyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00.

Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Mediu.

Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi ndaj tij vijon që prej prillit 2023.

Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.