HomeAktualitet

SPAK kërkoi sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të medias Lapsi.al, Gjykata Strasburgut: Mos i prekni serverat

SPAK kërkoi sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të medias Lapsi.al, Gjykata Strasburgut: Mos i prekni serverat

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur që të mos e lejoje sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias Lapsi.al, duke iu referuar çështjes së publikimit të skandalit me të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve.

Gjykata ka vendosur që asnjë e dhënë të mos preket nga institucionet shqiptare deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al, avokati Dorian Matlija me kërkesën e dy botuesëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, referoi çështjen në Strasburg.

“VENDIMI: Ndalohet që të preken serverat apo çdo pajisje elektronike që i përket Lapsi.al,”-shkruhet ndër të tjera në vendim.

strasburgu-lapsi1

strasburgu-lapsi2