HomeAktualitetKronike

SPAK kërkon shtyrjen me 3 muaj të hetimeve për a.tentatin ndaj prokurorit Ndoja

SPAK kërkon shtyrjen me 3 muaj të hetimeve për a.tentatin ndaj prokurorit Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për v.rasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “a.rrest me b.urg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në k.rim, Arjol Halilaj.

A.tentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i v.dekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga j.eta pesë ditë pas a.tentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autorët u larguan në drejtim të Shkafanës, ku braktisën automjetin tip Benz, të cilin nuk mundën ta digjnin dot.

Pas këqyrjes nga ana e grupit hetimor, në të u gjendën dy maska, lëndë djegëse, dhe dy k.allashnikovët e përdorur në a.tentat.