HomeAktualitetDebat

SPAK kërkon të marrë kompetencat e Prokurorisë së Përrgjithshme! Sulmon ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, kërkon të pamundurën… ndryshime në statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit

SPAK kërkon të marrë kompetencat e Prokurorisë së Përrgjithshme! Sulmon ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, kërkon të pamundurën… ndryshime në  statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit

SPAK në Raportin Vjetor të vitit 2025 të publikuar këtë të hënë ka shprehur shqetësim për nismat ligjore që prekin mjetet procedurale dhe pavarësinë e institucionit. Reagimi vjen në një kohë kur mazhoranca ka propozuar disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale disa javë më parë.

“SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.”-thuhet në raportin e SPAK.

Në raport, SPAK thekson se do të konsideronte veçanërisht shqetësuese çdo nismë ligjore që synon kufizimin e mjeteve procedurale apo cenimin e pavarësisë së saj. Sipas institucionit, ndërhyrje të tilla përbëjnë rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.

Në të njëjtin raport, institucioni evidenton edhe disa problematika që lidhen me funksionimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimet penale.

Një prej tyre është mungesa e kompetencës së SPAK për të shqyrtuar kërkesat e autoriteteve të huaja për njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të vendimeve penale për veprat që janë në juridiksionin e saj. Aktualisht kjo kompetencë i takon Prokurorisë së Përgjithshme, gjë që sipas SPAK sjell vonesa dhe rrit kompleksitetin e procedurave.

Për këtë arsye, në raport propozohet ndryshimi i ligjit për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (ligji nr. 10 193), në mënyrë që Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme të kenë kompetencë të drejtpërdrejtë për njohjen e vendimeve të huaja dhe për transferimin e personave të dënuar në çështjet që janë në juridiksionin e tyre.

Një tjetër çështje e ngritur nga SPAK lidhet me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit. Në raport theksohet se mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor për këtë status krijon pasiguri dhe mund të ndikojë në vijimësinë e hetimeve dhe ruajtjen e standardeve profesionale të institucionit.