HomeAktualitetKronike

SPAK lëshohen 11 urdhër-arreste në Tiranë: Arrestohet ish drejtori i policisë dhe roja i Saliut, Erzen Breçani!

SPAK lëshohen 11 urdhër-arreste në Tiranë: Arrestohet ish drejtori i policisë dhe roja i Saliut,  Erzen Breçani!

Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion të gjerë në vend, duke ndaluar 11 persona me urdhër të SPAK. Mes të ndalurve është dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Po ashtu mes tyre janë dhe disa efektivë policie.

Akoma nuk dihen arsyet e ndalimit. Breçani ka qenë drejtues i policisë së kryeqytetit kur kryeministër ishte Sali Berisha. Me ardhjen e PS në pushtet, ai u largua duke ju përkushtuar biznesit privat. Pritet një reagim zyrtar nga SPAK dhe policia për të dhënë detaje nga ky operacion.

Në përditësim…