HomeDosja X

SPAK nis hetimet për 21 Janarin, 36-vjeçari i plagosur nga Garda: Kam 13 vite që kërkoj drejtësi, provat janë në prokurori

SPAK nis hetimet për 21 Janarin, 36-vjeçari i plagosur nga Garda: Kam 13 vite që kërkoj drejtësi, provat janë në prokurori

Artes Dybeli, 36-vjeçari i cili u plagos më 21 Janar të vitit 2011 në protestën para Kryeministrisë, ka folur për News24, pasi çështjen e mori në hetim SPAK.

Dybeli mori dy plumba, por shpëtoi mrekullisht.

36-vjeçari është shprehur se ka 13 vite që kërkon drejtësi, por tani që çështja i kaloi SPAK ka besim se drejtësia do të arrihet.

“Kam 13 vite që kërkoj drejtësi. Tani që cështjen e mori SPAK, kam besim.

Provat e plagosjes time janë në prokurori.

Të bëhet drejtësi për viktimat dhe të plagosurit e 21 Janarit” ka thënë ndër të tjera Dybeli.