HomeAktualitetDosja X

SPAK revokon vendimin për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, drejt rihapjes dosja e bujshme e Gërdecit

SPAK revokon vendimin për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, drejt rihapjes dosja e bujshme e Gërdecit

Familja Durda ka kallëzuar në SPAK ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për tragjedinë e Gërdecit, ngjarje e ndodhur më 15 Mars të 2008.

Tashmë SPAK pritet që të rihapë dosjen për Mediun, i cili u rikonfirmua si deputet në Kuvend.

Plarent Ndreca deklaroi në emisionin “Breaking” se kjo çështje ka patur një pengesë për shkak të pushimit që i bëri Gjykata e Lartë. Sipas tij, çdo çështje e pushuar mund të hapet kur ka elemente shtesë.

“Ka patur një pengesë për shkak të pushimit që i bëri Gjykata e Lartë. Çdo çështje e pushuar mund të hapet kur ka elemente shtesë.

Siç duket pengesat proceduriale janë kaluar nga ana e SPAK dhe mund të ketë rihapje të hetimit.”, tha Ndreca.

Zamira dhe Feruzan Durdaj janë prindërit e 7-vjeçarit E. Durdaj, i cili mbeti i vrarë së bashku me 25 persona të tjerë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec.

Çështja ndaj Mediut u pushua në 2009-nga Gjykata e Lartë. SPAK mësohet se i është drejtuar kësaj gjykate me kërkesën për revokim e vendimit për pushimin e çështjes ndaj ish-Ministrit.