HomeAktualitetKronike

SPAK vendos sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit

SPAK vendos sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit

Me anë të një njoftimi për shtyp ditën e sotme SPAK ka bërë me dije përfundimin e hetimeve për biznesmenin e njohur Ylli Ndroqi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë njofton se ka mbyllur hetimet për verifikimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. SPAK njofton se është vendosur sekuestrimi i 32 pasurive të Ylli Ndroqit.

Pas marrjes së njoftimit përfaqësuesit ligjor të z Ndroqi shprehen se SPAK nuk ka respektuar procedurat pasi nuk i kanë njoftuar më parë për këtë vendim.

Po ashtu ata shtojnë se janë të gatshëm për përballjen dhe se diferenca e pretenduar nuk qëndron dhe se për këtë kanë faktet dhe argumentet e plota të cilat do ti paraqesin në gjykatë ku dhe do të nisë përballja ligjore.

Po ashtu si avokati Jordan Daci dhe Besnik Muçi do të jenë sot në ekranet e TV në orën 19:00 dhe 20:00 për të sqaruar opinionin publik.