HomeAktualitetDosja X

SPAK zbarkon te “mamuthët” Salillari, Paqësor Buzi, Artan Sako dhe Ardit Metaliaj, përlanë 570 milionë euro tendera korruptivë në 5 vite, mashtruan me zbatimin e kontratave

SPAK zbarkon te “mamuthët” Salillari, Paqësor Buzi, Artan Sako dhe Ardit Metaliaj, përlanë 570 milionë euro tendera korruptivë në 5 vite, mashtruan me zbatimin e kontratave

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH kanë kryer kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive me tenderat e rrugëve. Bastisjet po zhvillohej në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Objekt kontrolli dhe pjesë e hetimeve janë edhe dy ‘mamuthët’ e tenderave të rrugëve, Pëllumb Salillari dhe Paqësor Buzi. Salillari është përfitues i qindra milionë euro (para publike) përmes tenderave të paracaktuar me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave publike, përmes deformimit të projekteve dhe situacioneve false. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit në llogatinë e kompanisë Salillari kanë kaluar 170 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Ndëkaq, kompania G. P. G. COMPANY e ‘mamuthit’ të fondeve publike, Paqsor Buzi, i arrestuar në vitin 2020 për skema mashtruese me TVSH, ka përfituar gjithashtu qindra milionë euro fonde publike përmes tenderave me natyrë korruptive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave. Gjatë 5 viteve të fundit, periudhë në të cilën ka shtrirë hetimet SPAK-u, Paqësor Buzi ka marrë nga buxheti i shtetit 160 milionë euro.

Një ekip i BKH-së ka ushtruar kontrolle edhe në kompaninë 2T shpk, pas të cilës qëndron ish komandanti i Gardës, Artan Sako, aktualisht kryetar i Bashkisë Berat, por me pronar formal vëllanë e tij, Artan Sako. Kompania 2T është një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike me tendera klientelistë. Gjatë pesë viteve të fundit ka marrë drejtëpërdrejtë nga arka e shtetit 100 milionë euro.

BKH, me urdhër të SPAK-ut, ka ushtruar kontrolle edhe tek kompania 4 A-M shpk e Ardit Metaliaj, i cili dyshohet se është prestanome i Bashkim Ulajt. Gjatë 5 viteve të fundit kompania 4 A-M shpk ka marrë nga arka e shtetit mbi 140 milionë euro para publike, përmes tenderave klientelistë, të paracaktuar dhe me letra false.

Gjatë 5 viteve të fundit, katër ‘mamuthët’ e tenderave korruptivë, Pëllumb Salillari, Paqësor Buzi, Artan Sako dhe Ardit Metaliaj kanë përlarë nga buxheti i shtetit 570 milionë euro, përmes tenderave të përcaktuar me pazar në tavolinë. Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar në disa raste që kompanitë kanë marrë pjesë në tendera me letra false.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në shumë raste që kompanitë e 4 ‘mamuthëve’ të fondeve publike kanë mashtruar me zbatimin e kontratave për ndërtimin e veprave publike, me punime të pakryera, situacione false dhe deformim të projekteve me qëllim fitimi. Paratë e vjedhura dyshohet se i kanë ndarë me zyrtarët e korruptuar, duke i pastruar në pasuri të paluajtshme.