HomeBota

Spanja nuk të fal për korrupsionin, fut në burg kunatin e Mbretit

Spanja nuk të fal për korrupsionin, fut në burg kunatin e Mbretit

Inaki Urdangarin, kunati i mbretit të Spanjës, Felipe VI, u dënua sot në apel nga Gjykata e Lartë spanjolle me pesë vjet dhe 10 muaj burg për një çështje korrupsioni, njoftoi gjykata.

Ky dënim është më i ulët se ai i njoftuar në shkallën e parë, gjashtë vjet dhe tre muaj, por sentenca mund të çojë në burgosjen e këtij ish-lojtari hendbolli, që ka ende edhe një apelim të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese.