HomeAktualitetKryesore

Spartak Ngjela del me paralajmërimin e frikshëm: “Nuk mund të ketë kthim mbrapa”

Spartak Ngjela del me paralajmërimin e frikshëm: “Nuk mund të ketë kthim mbrapa”

Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur një pyetje të rëndësishme për një temë të nxehtë sikurse është opsioni i shkëmbimit të territoreve në raportin e bisedimeve Kosovë Serbi.

Ngjela shkruan se kjo nuk do të ndodhë pasi përndryshe në Kosovë do të plasë luftë.

“A mund të qëndrojë më opsioni i shkëmbimit të territoreve në raportin e bisedimeve Kosovë – Serbi?

Jo, ky është një opsioni i v.dekur. Arsyeja kryesore është fakti që shqiptarët e Kosovës u bashkuan si një trup kundër kësaj mundësie, dhe të gatshëm për të mbrojtur trojet e tyre mijëravjeçarë.

Po a mund të ketë më kthim mbrapa për këtë çështje?

Jo, nuk mund të ketë një kthim mbrapa, sepse po të vendoset shkëmbimi i territoreve në axhendën e bisedimeve Kosovë – Serbi, në Kosovë shpërthen një luftë historikë shqiptare për mbrojtjen e kufijve historikë.

Nuk është aq e thjeshtë kjo luftë: në Kosovë ju garantoj se do të përsëritet sërisht Lufta e Vlorës.

Madje kuptohet se në Prishtinë ka shkuar ndërkohë dhe Avni Rustemi, sepse, kur ai v.rau tradhëtinë, aktivist i Kosovës ka qenë dhe, më pas, edhe deputet i saj.”, shkruan Ngjela.