HomeAktualitetDosja X

Spartak Ngjela rrëfehet për vitet e burgut: Çfarë më shkaktoi vetmia brenda qelisë dhe dita e parë e lirisë

Spartak Ngjela rrëfehet për vitet e burgut: Çfarë më shkaktoi vetmia brenda qelisë dhe dita e parë e lirisë

Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe në një intervistë për Top News ai na rrëfeu përjetimet e tij.

I ftuar në emisionin “Jashtë Loje” avokati, Spartak Ngjela, përvçse momenteve që e bënin nostalgjik, nuk nguroi të shprehej edhe për periudhën e komunizmit.

Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori.

I pyetur si ishte momenti i parë kur e burgosën, Ngjela shprehet se e priste atë vendim.

“E prisja, kisha kohë që përplasesha me ta, gjithë dëshira ime që e kam shprehur dhe që i thosha vetëvetes, u fokusova në ndërtimin e lirisë së brendshme, lirisë interiore, nëse ke lirinë e brendshme nuk ka se çfarë të bëjë shteti.

Problemi ishte që këtë po i edukoja vetes, në këtë moment ndodhi arrestimi. Sapo zbrita në një nga burgjet që isha takova Zef Malën, ishte një marksiz, filozof.

Ekuilibrin tim të brendshëm e kam arritur në burgun e Burrelit. Vetmia më futi më shumë në vetvete dhe fillova të korigjoja veten. Kisha edhe literaturën brenda, i bëra një letër Ramiz Alisë dhe mi futën të gjitha.”

Sa i përket ditës, pasi doli nga burgu, Ngjela kujton impaktin e parë që pati me kryeqytetin:

‘Dita e parë pasi dola ishte një gjë shumë e veçantë, ndjeva erën e Tiranës edhe aty ishte kompozitori Papavrami, më tha se kisha të drejtë për aromën.”

Pasi ishte takuar me Tedi Papavramin, Ngjela rrëfen se kishte shkuar të takonte mamanë e tij. E cila ndodhej në rrethet e Vlorës.

Gjithashtu ai tregon se në burg ishte edhe babai i tij, të cilin e la brenda pasi doli.