HomeAktualitetBlog

Spartak Ngjela rrëfen për herë të parë se si festohej Krishtlindja në burg

Spartak Ngjela rrëfen për herë të parë se si festohej Krishtlindja në burg

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka folur për klerikët që ai ka njohur në burg.

Me gazetaren Betin Njuma ai rrëfen si ata festonin Krishtlindjen në ambientet e burgut.

Ngjela tregon edhe një eksperiencë me klerikun Pjetër Mëshkalla.

Spartak Ngjela rrëfen:

– Të tjerët nuk e festonin dot, por priftërinjtë e festonin. E festonin me heshtjen e tyre, me takimet jo shumë të fshehta.

Në funksion të doktrinës nuk ishin frikacakë, ishin shumë të prerë. Ata që njoha unë kishin shenjtëri.

Kam takuar Pjetër Mëshkallën në burgun e Ballshit, e kisha shumë të afërt.

I thashë: Padre mund të më japësh një leksion për mesianizmin?

Është kujdesenca e doktorinës krishtere.

“Do më lesh 10 ditë me u përgatit”, më tha.

Pasi mbarojmë më tha 8 leksione, 8 ditë, nga një leksion në ditë për doktrinën e tij.

Po të më pyesësh mua për doktrinën time ashtu siç pyeta unë atë, unë ta jap në vend. Pra kishin tjetër formim.

Kordinianoja ka votuar gjithë legjilacionin shqiptar të Venecias. E kishte pasur shok klase.

Më tha një ditë: Po të marri vesh jetën time do më ketë zili.