HomeAktualitetDebat

Spartak Ngjela: Vitore Tusha të largohet menjëherë!

Spartak Ngjela: Vitore Tusha të largohet menjëherë!

Gjatë debatit mbi mandatin e Ardian Dvoranit reagoi dhe avokat Spartak Ngjela, i cili deklaroi se në të njëjtën mënyrë duhet të largohet nga detyra dhe Vitore Tusha. “A ka të tjerë që e kanë mbaruar afatin?

Ka. E kush është? Vitore Tusha, ka tre vite që i ka mbaruar. Pse rrinë? I mban Kushtetuta. Përse i mban Kushtetuta? I mban Kushtetuta sepse kështu e kemi vendosur që të mos ketë bllokim të institucioneve.

Unë nuk kam qenë dakord, më duket këtu e kam thënë, por ato thanë që bllokohen institucionet dhe më bindën. Pa ardhur zëvendësuesi nuk mund të ikin. Po ikën me dëshirën e tyre punë tjetër.

Metës i iku përkrahësja. Tani do të futen dy të tjerë, të dy të tjerët s’janë të Metës”, tha ai.