HomeAktualitetDebat

Spiropali i përgjigjet plakut të gëzuar dixhital për fitoren minimale të Gjukanoviçit: “O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot

Spiropali i përgjigjet plakut të gëzuar dixhital për fitoren minimale të Gjukanoviçit: “O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot

Plaku dixhital Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rezultatet e votimit në Malin e Zi, ku tha se qytetarët atje votuan të lirë dhe të qetë, megjithëse dy persona ndikuan rezultatin e zgjedhjeve, Rama dhe Vuçiç.

Ai e quajti kryeministrin shqiptar Zografi Bis (akt i pastër tradhëtie), pasi sipas Berishës përçau shqiptarët dhe partitë e tyre politike.

Sakaq, doktor mortjes i është përgjigjur dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një shënimi në facebook, Spiropali thotë se Berisha (dhe të tjerë) janë gati të gëzohen për serbët e rusët, vetëm për inat të Ramës. Ajo i konsideron të mjerë që me sjelljen e tyre social-politike nuk kanë për të ardhur kurrë në pushtet.

Reagimi i plotë i Spiropalit

Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot.