HomeAktualitet

Spiropali, ministre dhe zëdhënësë e qeverisë: Jam Non Stop në dispozicion të gazetarëve për çdo çështje me interes publik

Spiropali, ministre dhe zëdhënësë e qeverisë: Jam Non Stop në dispozicion të gazetarëve për çdo çështje me interes publik

Zëdhënësja e Qeverisë dhe Ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka falenderuar të gjithë gazetarët për praninë e tyre në konferencën e saj të parë si ministre dhe zëdhënëse e qeverisë.

Ndër të tjera ajo i ka bërë me dije gazetarëve se:

“Jam Non Stop në dispozicion të tyre e të kolegëve të tyre, për transparencën e vendimmarrjeve tona dhe qëndrimet zyrtare të qeverisë për çdo çështje me interes publik.”

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit, ministre dhe zëdhënësë e qeverisë

“Faleminderit gazetarëve të pranishëm sot në konferencën time të parë si ministre dhe zëdhënëse e qeverisë.Jam Non Stop në dispozicion të tyre e të kolegëve të tyre, për transparencën e vendimmarrjeve tona dhe qëndrimet zyrtare të qeverisë për çdo çështje me interes publik.”

Në konferencën për mediat, Elisa Spiropali reagoi sot në lidhje me  deklaratat e opozitës mbi ndalimin e procedurës së Partneritetit Publik-Privat për rrugën Thumanë-Kashar dhe kalimin e kësaj hapësire fiskale në dispozicion të Ministrisë së Arsimit në kuadër të Paktit për Universitetin.

“U thanë shumë të pavërteta, u ekspozua edhe një tabelë ku dëshmohej se në buxhet nuk ka fonde për aksin. Ky është një nivel i ulët i luftës politike në një moment kur Pakti për Universitetin duhet të jetë më lartë, jo vetëm nga qeveria por për të gjithë. Keqardhje për opozitën” tha Spiropali në deklaratën e paradites së sotme.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, reagimet e zëdhënëses së qeverisë dhe Ministres, Elisa Spiropali kanë qënë të njëpasnjëshme, përgjigje frontale ndaj akuzave të ngritura nga opozita.

“Të gabosh është njerëzore të këmbëgulësh në gabim është djallëzore, i thone një llafi! Keqardhje për reagimet ndaj reagimit tim, po duan s’duan ata e ato Pakti për Universitetin ka nga dje të gjithe hapësiren fiskale të aksit Thumanë – Kashar”, tha Spiropali përmes një reagimi në llogarinë zyrtare Twitter.

l.g/Lexo.al