HomeAktualitetDebat

Sprapset këmboraxhiu në presidencë pas thirrjeve të ndërkombëtarëve: Po punojmë për të marrë përgjigje të qarta për Sandër Lleshin!

Sprapset këmboraxhiu në presidencë pas thirrjeve të ndërkombëtarëve: Po punojmë për të marrë përgjigje të qarta për Sandër Lleshin!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon qëndresën ndaj Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve, duke mbajtur peng dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Meta ka reaguar pas propozimit të dytë të kryeministrit Rama për emrin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Reagimi është bërë përmes Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili sqaron se Meta ka nisur bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese mbi Lleshin, duke injoruar sërish sqarimin e qartë dhe të prerë të SHBA-BE, se figura e Sandër Lleshit është e pastër.

Reagimi i plotë i Presidencës:

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.