HomeAktualitetDiaspora

Studentët e Prishtinës ngrihen në protestë, por ja ç’ndodhi!

Studentët e Prishtinës ngrihen në protestë, por ja ç’ndodhi!

Protesta e studentëve në Tiranë duket se u ka dhënë zemër edhe atyre në kryeqytetin e Kosovës. Këta të fundit u bashkuan ditën e sotme në demonstrata, lidhur me shqetësimin e tyre për politizimin e Universitetit të Prishtinës.

Por ndryshe nga protesta në Tiranë, që vazhdon për të 13-tën ditë radhazi, ata në Prishtinë qëndruan vetëm gjysmë ore përpara Rektoratit, duke u shpërndarë më pas.

“Sot jemi mbledhur këtu vetëm për kushtet bazike dhe të shprehim pakënaqësitë tona për mospavarësinë e Parlamentit Studentor”, kanë thënë organizatorët, të cilët kërkuan që rektori Marjan Dema të dalë para tyre dhe të bisedojë për shqetësimet.