HomeAktualitet

Studentët ‘masakrojnë’ Berishën: Mirë që nuk po protestojmë përballë teje, se ti të vret

Studentët ‘masakrojnë’ Berishën: Mirë që nuk po protestojmë përballë teje, se ti të vret

Një nga ‘mbrojtësit’ e flaktë të protestës së studentëve është padyshim edhe demokrati Berisha.

Herë pas here Berisha poston video nga protesta e studentëve përballë Ministrisë së arsimit duke i dhënë atyre kurajo. Mirëpo studentët janë treguar të ashpër duke shpërthyer në akuza të drejpërdrejta ndaj ish-kryeministrit të vendit, ku e kanë cilësuar atë si shkaktarin kryesor të degradimit të sistemit universitar.

Por, akuzat dhe revolta e studentëve ka shkaur edhe më tej.

“Mos u mburr sali ..se neser do jen ne kurrizin tend kto .. ti ke dhe 1 gjo te keqe se kur dalin me protestuar i vret”-shkruan një nga studentët në profilin e Berishës

Ndërsa shumë të tjerë i bëjnë thirrje të heshti pasi mbështetja e tij është fallso dhe për përfitime të pastra politike.

Student: “Në këtë rast o sale nderohet “KALORESI”jo kali ti po vuan për pak pushtet”