HomeAktualitetDebat

Studentja bënë për ujë të ftohtë Taulant Mukën: T’u dha mundësia të zgjidhje problemet e arsimit dhe nuk ia dole!

Studentja bënë për ujë të ftohtë Taulant Mukën: T’u dha mundësia të zgjidhje problemet e arsimit dhe nuk ia dole!

Në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës ka patur një përballje live mes Taulant Mukës dhe studentëve protestues.

Një nga vajzat protestuese iu kthye keq Mukës, duke i thënë se atij iu dha mundësia me postin e zëvendësminsitrit që t’i zgjidhte problemet e arismit, por nuk ia doli.

“Ty Taulant t’u dha mundësia dhe nuk ia dole. Pse pranove ti kur e dije që do ishe nën varësinë e Nikollës?

Ti Taulant kishe mudnësi t’i zgjidhje ato kërkesa nga ai post, pse ike?

Nuk të kërkoi qeveria të qëndroje dy jave dhe të ikje, por të rrije dhe të zgjidhje problemet”, tha studentja.