Guvernatorja e New York-ut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për më shumë se gjysmën e qarqeve. Më shumë se 900 fluturime u anuluan, kryesisht në zonën e Nju Jorkut, ndërsa më shumë se 8,000 u vonuan në të gjithë vendin.
Reshje të shumta dëbore u regjistruan edhe në Nju Xhersin fqinj, ku u shpall gjithashtu gjendje e jashtëzakonshme, si dhe në Konektikat.
Temperaturat shënuan nën zero gradë ndërsa pati dhe paralajmërime se shkrirja e borës mund të çonte në formimin e akullit në rrugë dhe ura.Shteti aktivizoi një “kod blu” për të akomoduar njerëzit e pastrehë nga i ftohti.
Ndërkohë, në anën tjetër të vendit, Kalifornia po llogarit koston pas stuhisë më të keqe dimërore që ka goditur jugun e shtetit në kujtesën e kohëve të fundit, e cila fundosi makinat në lumenj balte.

