HomeBota

Stuhia Gordon godet Amerikën, ka viktima!

Stuhia Gordon godet Amerikën, ka viktima!

Një fëmijë ka humbur jetën ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vendi u godit nga stuhia Gordon.

Zyrtarët vendas shprehen se një pemë ra në një shtëpi të lëvizshme në zonën e Pensacola të martën natën, ndërsa nuk ka detaje akoma për emrin apo moshën e fëmijës, raporton BBC.

Në Luiziana, Alabama dhe Misisipi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sakaq, mësohet se fëmija u gjet i vdekur pak para orës 21:00 dhe askush tjetër brenda shtëpisë nuk u dëmtua.