HomeBota

Sulm masiv në Kiev, sot bisedime SHBA-Ukrainë në Gjenevë për marrëveshje të re

Sulm masiv në Kiev, sot bisedime SHBA-Ukrainë në Gjenevë për marrëveshje të re

Gjatë natës kryeqyteti ukrainas, Kievi dhe qytetete të tjera u shënjestruan nga dronët dhe raketat ruse.

Ndërkohë një takim dypalësh mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do mbahet sot në Gjenevë të Zvicrës, me qëllim përgatitjen e një takimi të ri trepalësh Moskë-Kiev-Uashington.

Në prag të takimit Trump dhe Zelenksy patën një bisedë telefonike. Zelensky tha se i kërkoi Trump që takimet e radhës për paqen të ngrihen në nivel lidershipi si të vetmen mënyrë për të zgjidhur çështjet komplekse për t’i dhënë fund luftës.