Një sulm me thikë u regjistrua dje në Washington në Gig Harbor. Si pasojë e sulmit humbën jetën 4 persona të cilët u plagosën me thikë nga një 32-vjeçar.
Viktimë ka mbetur edhe autori i cili u qëllua nga efektivët e policisë menjëherë pas ngjarjes.
Tre nga viktimat vdiqën në vendngjarje, ndërsa një i katërt u dërgua në spital dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.
Policia po heton incidentin dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

