HomeAktualitetKryesore

Sulmi i Metës ndaj Sokol Ballës, Mero Baze: I pështirë, shtypi po e kalon në heshtje duke thënë “ai ka rrjedhur”

Sulmi i Metës ndaj Sokol Ballës, Mero Baze: I pështirë, shtypi po e kalon në heshtje duke thënë “ai ka rrjedhur”

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka reaguar ndaj sulmit që presidenti Ilir Meta bëri ndaj gazetarit Sokol Balla.

Në një shënim në rrjetet sociale, Baze shprehet se shtypi po e kalon në heshtje sulmin e pështirë të presidentit ndaj Ballës dhe kjo, sipas tij, është në traditën e një shtypi mercenar.

Më tej gazetari shprehet se “po të përpiqemi pak, e ta quajmë normal Presidentin për një moment, jemi para një vepre penale të tij, pasi ai paska heshtur ndaj një kërkese për “burgosje” duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”.

Gjithashtu Baze ironizon Metën duke thënë se “ngaqë nuk e konsiderojmë më njeri normal, i hapim rrugë një poshtërimi të pazakontë nga zyra e një Presidenti për një gazetar”.

“Shtypi po e kalon në heshtje sulmin e pështirë të Presidentit ndaj Sokol Ballës dhe kjo është në traditën e një shtypi mercenar.

Por po të përpiqemi pak, e ta quajmë normal Presidentin për një moment, jemi para një vepre penale të tij, pasi ai paska heshtur ndaj një kërkese për “burgosje” duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

Por ngaqë nuk e konsiderojmë më njeri normal, i hapim rrugë një poshtërimi të pazakontë nga zyra e një Presidenti për një gazetar.

Tani zyra e Presidentit duhet të zgjedh, nëse duhet ta marrim seriozisht Presidentin dhe ai të përballet me atë që bën, apo ta shtyjmë kështu duke thënë “ai ka rrjedhur”- shkruan Baze. (TemA)