HomeAktualitetDebat

Sulmi ndaj SHBA, Mero Baze i kthehet Berishës: Themelimi i një partie anti-amerikane është ngjarja më e rëndë e historisë sonë

Sulmi ndaj SHBA, Mero Baze i kthehet Berishës: Themelimi i një partie anti-amerikane është ngjarja më e rëndë e historisë sonë

Sali Berisha ka sulmuar nga Kuvendi i tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shigjetuar disa prej zyrtarëve të lartë të aredituar në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mero Baze shkruan se “Themelimi i një partie anti-amerikane është ngjarja më e rëndë e historisë sonë”

Botuesi i gazetës “TemA” nënvizon se:

“Themelimi i një partie antiamerikane në Shqipëri nga Sali Berisha është ngjarja më e rëndë e historisë sonë.

Edhe Partia Komuniste më 1941 u krijua nën maskën e antifashizimit, duke e konsideruar aleat SHBA deri më 1944.

Ky që në fjalimin themelues të Partisë më shumë sulmoi SHBA dhe diplomatët e saj se sa Edi Ramën”, shkruan Baze.