HomeAktualitetSport

Surpriza në Champions, lojtarët e basteve mbeten me “gisht në gojë”

Surpriza në Champions, lojtarët e basteve mbeten me “gisht në gojë”

Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes së sotme të fazës së grupeve të “Champions League” ku ka pasur shumë rezultate surprizë.

Reali i Madridit ka marrë një goditje të rëndë në transfertë kundër CSKA-së së Moskës duke humbur me rezultatin 1-0.

Një humbje surprizë kjo për “Los Blancos”, por e merituar për vendasit të cilët kaluan që në avantazh që në minutën e dytë me anë të Vlasic.

Tre pikë të arta këto për CSKA-në përballë kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni të cilët marrin humbjen e parë në grup.

Ndërkohë, një tjetër rezultat surprizë ishte dhe ai mes Bajernit të Mynihut dhe Ajksit, sfidë e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Kampionët e Bundesligës u ndalën në barazimin 1-1 përballë skuadrës së kampionatit Holandez duke marrë vetëm një pikë  nga ky takim.

Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Hummels që në minutën e katërt, por Mazraoui barazoi gjithcka në minutën e 22-të.

Edhe Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi në fushën e saj kundër Valencia.

“Djajtë e kuq” barazuan përballë spanjollëve me shifrat e bardha 0-0, ndërkohë Roma triumfoi me rezultatin 4-0 në “Olimpico” kundër Plzen.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Champions League”:

Hoffenheim-Man City 1-2

Juventus-Young Boys 3-0

AEK-Benfica 2-3

Roma-Plzen 4-0

Bajern Mynih-Ajaks 1-1

CSKA Moscoë-Real Madrid 1-0

Lyon-Shakhtar Donetsk 2-2

Manchester United-Valencia 0-0