HomeDebat

“Syri” si pronë e familjes Berisha i kallëzuar në SPAK! Ushtari Pim Çeku sulmon Dumanin: O injorant, që të gënjen Lenci dhe Niko me një karton, do na bësh dhe drejtësi ti!

“Syri” si pronë  e familjes Berisha i kallëzuar në SPAK! Ushtari Pim Çeku sulmon Dumanin: O injorant, që të gënjen Lenci dhe Niko me një karton, do na bësh dhe drejtësi ti!

Kryegazetari jurist me shkollë Kristali i familjes Berisha, Çlirim Peka, është revoltuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, pse ky i fundit ka shkuar në redaksinë e gazetës “Koka Jonë” për të marrë çmimin “Njeriu i vitit”.

“Kryeprokurori ‘amerikan’ i SPAK shkon tek Lenci (miku im) të marr dekoratë!

PS: Integriteti nuk mungon çdo herë për shkak morali, por edhe për shkak injorance.

Niko është në të drejtën e vet të shpërndaj tituj, e kemi bërë edhe ne.

Por në asnjë rast nuk vjen i ‘dekoruari’ të shfaqet në redaksi të marrë një karton.

Ky do bëjë drejtësi!!!”, shkruan kryegazetari Peka.