HomeAktualitet

Ta “gëzoni” reformën zgjedhore ushtarët e Saliut! Gjiknuri: Do të diskutojmë online, për shkak të sjelljeve vandale të disa deputetëve

Ta “gëzoni” reformën zgjedhore ushtarët e Saliut!  Gjiknuri: Do të diskutojmë online, për shkak të sjelljeve vandale të disa deputetëve

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mbledhja po zhvillohet online në kushtet kur deputetët e opozitës po kryejnë sjellje vandale.

Ai tha se në kushte kur deputetët e Rithemelimit dhe Bardhit bëjnë sjellje të tilla, komisioni është i detyruar të kalojë mbledhjet online.

“Do ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit ku deputetët hyjnë në sallat ku u takon të jenë dhe vendosin të bëjnë sjellje vandale.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kanë parashikuar masa për këta deputetë por nuk parashikohen masa të tjerë kur bëhet çdo veprim për të penguar mbledhjen. Varianti online nuk është i preferuari ynë por në kushte kur jemi të detyruar po e zhvillojmë kështu”- tha Gjiknuri.