HomeAktualitetKronike

Tahiri i dhuroi motor policit para daljes në pension, policia kërkon ta kthejë mbrapsht… (Video)

Tahiri i dhuroi motor policit para daljes në pension, policia kërkon ta kthejë mbrapsht… (Video)

Me sa duket me ndryshimet në strukturat më të larta të policisë do kthehen edhe “dhuratat” e bëra nga “të vjetrit”.

Dy vite më parë polici në prag të daljes në pension, Xhemil Haluli, mori dhuratë nga ish-ministri Tahiri dhe drejtori Haki Çako një motor.

Motori ishte mjet i policisë me të cilin polici Xhemil Haluli kishte kryer shërbimin për 22 vite dhe kjo u konsiderua si një dhuratë mjaft e bukur për të.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur pas dy vitesh?

Autoriteti policor para 1 jave i ka kërkuar Halulit që motorin të cilin e mori si dhuratë ta kthejë në komisariat.

Nëse motori nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Si duket kjo “dhuratë” ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, në emër të “shout” duke mos u shoqëruar me asnjë dokument përkatës që mund ta bënte policin pronar autonom të mjetit.