HomeAktualitetDebat

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në Bruksel.

Zyrtari i lartë i BE, përmes një postimi në Twitter thotë se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, është shprehur Presidenti i PE.