HomeSport

“Takohemi te 21 dhjetori”! Ultrasit e Romës caktojnë vendin e grumbullimit në Tiranë për finalen

“Takohemi te 21 dhjetori”! Ultrasit e Romës caktojnë vendin e grumbullimit në Tiranë për finalen

Tifozët e Romës kanë caktuar pikën e takimit në Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ultrasit vendosin kryqëzimin e 21 dhjetorit si vendin ku do të grumbullohen.

Në orën 13:00 të datës 25 maj, mbështetësit e ekipit italian do ta nisin prej aty marshimin e tyre. Ndërkohë një prej rregullave të tyre ishte fakti se qyteti i Tiranës nuk duhej të prekej.

Në rrjetet sociale shkruhet: Më 25 Maj romanët takohen në orën 13:00 te kryqëzimi i 21 Dhjetorit! Ky njoftim është për tifozat shqiptarë të Romës.