HomeAktualitetDebat

Takoi studentët, Erion Braçe sulmon Albin Kurtin: Deklarata të mirëfillta politike, la shije të keqe

Takoi studentët, Erion Braçe sulmon Albin Kurtin: Deklarata të mirëfillta politike, la shije të keqe

Zv. Kryeministri i ri Erion Braçe, ka folur në studion e sotme “Open”, për deklaratat e kreut të Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i cili paraditen e së hënës deklaroi mbështetjen e tij për protestën e studentëve.

Braçe I ka quajtur deklarata të mirëfillta politike dhe sipas zëvendëskryeministrit, qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë.

“Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe”.

“Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe”, u shpreh Braçe.

Braçe mohon zërat që pas protestave të studentëve të ketë qenë Vetëvendosja.