HomeBota

Talebanët gjejnë thesarin e pabesueshëm në shtëpinë e ish-zv.presidentit të Afganistanit (Video)

Talebanët gjejnë thesarin e pabesueshëm në shtëpinë e ish-zv.presidentit të Afganistanit (Video)

Talebanët kanë gjetur një thesar të vërtetë!

E gjithë pasuria ndodhej në vilën në pronësi të ish-zëvendës-presidentit të vendit, Amrullah Saleh. Zëdhënësi i talebanëve, Ahmadullah Muttaqi, thotë se rreth 6 milionë dollar janë gjetur në shtëpinë e zyrtarit.

Për momentin pamjet nuk janë konfirmuar nëse vijnë nga rezidenca e ish-zyrtarit të lartë në Kabul apo Panshir, ku dhe Saleh ishte strehuar së fundmi.

Vlen të përmendet, se Amrullah Saleh ka qene zv. president i Afganistanit prej shkurtit 2020, ministër i brendshëm dhe shef i sigurisë kombëtare.