HomeDebat

“Talebanët me kollare”! 3 kandidatët për kryetar të PD-së u përjashtuan nga çdo funksion në parti, Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin ‘bombë’: Duhet marrin masat dhe të largohen jashtë, se doktori…

“Talebanët me kollare”! 3 kandidatët për kryetar të PD-së u përjashtuan nga çdo funksion në parti, Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin ‘bombë’: Duhet marrin masat dhe të largohen jashtë, se doktori…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas zgjedhjes së drejtuesve të Kryesisë së PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se 3 kandidatët ëpr kryetar të PD-së, Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u lanë jashtë çdo funksioni drejtues.

Spahiu i uron Shehajet, Kadillit dhe Harxhit shumë fat se në këtë mënyrë shpëtuan nga ndonjë ‘aksident’ si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Jo vetëm kaq, por Spahiu i këshillon që të largohen nga vendi sikurse bëri Eduart Selami, pasi sipas tij Berisha vonon, po nuk harron.

Postimi i plotë:

Talibanët me kollare!

3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:

Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.

Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.

I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse doktori, vonon por nuk harron.