HomeAktualitet

Tani do ndërhyjë SHBA! Azgan Haklaj zbulon emrin e politikanes që PS i kishte kërkuar PD-së të propozonte për postin e Presidentit të ri

Tani do ndërhyjë SHBA! Azgan Haklaj zbulon emrin e politikanes që PS i kishte kërkuar PD-së të propozonte për postin e Presidentit të ri

Një emër që ka qenë shumë pretendent për postin e Presidentit të ri, ish-deputeti i PD-së Azgan Halkaj tha se socialistët kërkonin që nga demokratët të vinte emri i Majlinda Bregut, por kjo nuk ndodhi.

Ai thekson se socialistët kanë kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve.

“PS kërkonte nëpërmjet PD që të kalonte emri i Majlinda Bregu. PD nuk çoi kandidaturë se Balla e shkeli marrëveshjen. PS nuk e ka moralin që të zgjedhë e vetme presidentin, prandaj do hyjë SHBA, prandaj Rama po përpiqet që të zgjidhë një të djathtë, dhe ka kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve”, tha Haklaj.