HomeAktualitetDebat

Tanja Fajon bën për “ujë të ftohtë” Macron: Franca po luan një lojë të ndyrë politike

Tanja Fajon bën për “ujë të ftohtë” Macron: Franca po luan një lojë të ndyrë politike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tanja Fajon nëpërmjet një postimi në Twitter ka zbuluar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e morën dritën jeshile për negociatat.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën dritën e tyre të gjelbër për të hapur bisedime me BE dje. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar.

Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme!