HomeAktualitetQytetari Dixhital

Tarifa për Rrugën e Kombit nga qeveria Berisha: Deklarata e ish-ministrit Olldashi në mediat ndërkombëtare që nxjerr blof doktorin

Tarifa për Rrugën e Kombit nga qeveria Berisha: Deklarata e ish-ministrit Olldashi në mediat ndërkombëtare që nxjerr blof doktorin

Pas bërjes publike të dokumentit të kompanisë IFC ku për rrugën e kombit në vitin 2011 të qeverisë “Berisha” ku kishte  3 skenare për tarfimin e kësaj rruge që varionin nga 5.5 në 9 euro për veturë, Ish-Kryeministri ka reaguar në facebook.

Berisha duke hedhur poshtë faktin se ka kërkuar që kjo rrugë të tarifohet shkruan se po të donte ai e vendoste tarfiën, por  nuk e bëri.

Mirëpo këtë që thotë sot Berisha e përgënjeshtron deklarata e të ndjerit Sokol Olldashi, Ministër i Transporteve në qeverinë Berisha, kur shprehej se në datë 14 qershor të vitit 2012 se: Tarifa për autostradën Milot-Morinë, në veri të vendit, do të jetë mbi vlerën e  5.0 eurove.

Madje deklarata e Olldashit kishte kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë duke u pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

SEE News, një media e dedikuar për biznesin dhe ekonominë kishte pasqyruar deklaratën e Olldashit:

 “Ministri i transportit shqiptar Sokol Olldashi tha se shifra e trafiës për autostradën Milot-Morinë, në veri të vendit, do të jetë mbi vlerën e  5.0 eurove(6.3 dollarë.”.

Më tej artikulli vijon:

“Rruga Milot-Morinë është pjesë e autostradës Durrës-Kukës, që lidh Kosovën me portin më të madh të Shqipërisë në Durrës. Një vit më parë qeveria shqiptare filloi një procedurë për të dhënë me koncesion  autostradën, veprim ky i cili parashikon vendosjen e tarifave”

Kështu edhe njëherë Berisha del bllof me ato që shkruan pasi deklaratat e Ish-Ministrit Olldashi tregojnë të kundërtën e asaj që Berisha shkruan sot.