HomeAktualitet

Taulant Balla: Sali ke filluar të shohësh ëndrra me burgje

Taulant Balla: Sali ke filluar të shohësh ëndrra me burgje

Kreu i grupit parlamentar të Partis Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimit në Facebook ndaj deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha. Berisha e akuzoi se ai bën emertimet e drejtorëve nëpër burgje, ndërsa Balla i quan gënjeshtra të rëndomta që vetëm Saliu mund ti bëj.

Postimi i plotë: 

E mor Sali, si vajti dhe kjo puna jote! Ke filluar sheh ëndrra me burgje. S’ke faj! Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë.

Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është Drejtor Burgu në Durrës, por e sigurt që ti je një gënjeshtar i rëndomtë. Kam një informacion për ty: me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit.