HomeAktualitetDebat

Taulant Muka zbulon takimin sekret të Lulzim Bashës: Mjerë studentët që po përdoren majtas e djathtas!

Taulant Muka zbulon takimin sekret të Lulzim Bashës: Mjerë studentët që po përdoren majtas e djathtas!

Taulant Muka, ish-zëvendës i Ministrisë së Arsimit, i cili dha dorëheqjen vetëm pas dy javësh në këtë post, ka bërë një denoncim ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Muka shkruan se Dekani i Universitetit Buqësor e kthen forumin studentor në një forum politik të PD-së ku merr pjesë edhe Basha.

“Shkoj në një takim i thirrur për studentët, dhe ndërkohë u kthye në një forum politik! Dekani i Universitetit Bujqësor i bën kritika qeverisë aktuale dhe përkëdhel kryetarin e PD (askush nuk e dinte që do ishte në takim)!

Normal që u largova në shenjë proteste! Mjerë studentët që vetëm përdoren nga politika, majtas dhe djathtas!”, shkruan Muka në Facebook.