HomeAktualitetKryesore

Të frikësuar nga tërmetet banorët e Korçës lënë shtëpitë, publikohen pamjet e trishta ku po e kalojnë natën

Të frikësuar nga tërmetet banorët e Korçës lënë shtëpitë, publikohen pamjet e trishta ku po e kalojnë natën

Nata bëhet edhe më e frikshme për banorët e Korçës nga rikthimi me intensitet të shpeshtë dhe të lartë I tërmeteve.

Vetëm sot, në rajonin juglindor të vendit janë regjistruar tre tërmete të forta.

I pari me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Një gjendje paniku e krijuar midis banorëve është sa e pashmangshme aq edhe e pa ngushëllim.

Mësohet se një pjesë e qytetarëve korçarë kanë vendosur ta kalojnë natën përjashta. Janë kryesisht banorë të pallateve dhe kateve të larta të tyre që thonë se patën plasaritje dhe çarje të mureve nga tërmeti i rënë në orën 16.21.

Nata nuk parashikohet e qetë edhe për atë pjesë të banorëve që do të zgjedhin të flenë në banesat e tyre.Nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal ka nisur të vihen në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi i tërmeteve.

Nga 1 Qershor, në rajonin e Korçës janë regjistruar afro 3000 lëkundje.