HomeAktualitetKryesore

“Të gjithë kryebashkiakët quhen lali Eri?” Përgjigja epike e Veliajt drejtuar vogëlushit: Në Ersekë dhe Tiranë edhe për 4 vite ashtu do të quhen…

“Të gjithë kryebashkiakët quhen lali Eri?” Përgjigja epike e Veliajt drejtuar vogëlushit: Në Ersekë dhe Tiranë edhe për 4 vite ashtu do të quhen…

Kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai, ka arritur të bëj një lidhje live me Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, për shkak se familjarët e një vogëlushi ishin votues në Tiranë.

Pyetja që vogëlushi i kishte drejtuar Isait dhe më pas drejtpërdrejt Veliajt ishte: “Pse të gjithë kryetarët e bashkisë lali Eri e kanë emrin?”

Ndërkohë një përgjigje epike i dha dhe Erion Veliaj vogëlushit përmes një videomesazhi, ku u shpreh se: “Hej Kaltrin, jo të gjithë quhen lali Eri… Kam përshtypjen se dhe për 4 vjet edhe në Ersekë edhe në Tiranë, do të quhen lali Eri. Por probaliteti është shumë i lartë që po vazhdove me këto pyetje kurioze dhe po dole me 10-ta, një ditë do quhen Kaltrin, edhe si gjithë çunat dhe gocat e paparë të Shqipërisë…!”

Për më tepër ndiqni komunikimin dhe videomesazhin e Kryebashkiakut të Tiranës: