HomeAktualitetKryesore

Të gjithë liderët e Europës mblidhen sot në Samitin e Sofies, i pranishëm edhe kryeministri Rama (Detajet çfarë pritet të ndodhë)

Të gjithë liderët e Europës mblidhen sot në Samitin e Sofies, i pranishëm edhe kryeministri Rama (Detajet çfarë pritet të ndodhë)

Ditën e sotme do të mbahet Samiti i Sofjes që do të drejtohet nga Bullgaria, në vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Për shkak të pandemisë Samiti i Sofjes do të mbahet online.

Është zbardhur edhe axhenda dhe bëhet me dije se samiti do të hapet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të jenë pjesë e këtij samiti. Rama do të mbajë fjalën e tij pas presidentit Emmanuel Macron,

Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.